
Roy Keane "ngel" dy sulmuesit e rinj: Nuk janë mjaftueshëm të mirë për Manchester United


Kapiteni i madh i dikurshëm i Manchester United, Roy Keane, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport DE”, ku ka folur për gjendjen e “Djajve të Kuq”, që as në derbin ndaj Manchester City nuk arritën të japin një sinjal të qartë në një sezon tejet zhgënjyes (ndeshja në “Old Trafford” përfundoi 0-0).
Ja fjalët e Keane: “E di që United ka mundur Leicesterin dhe Real Sociedadin, por nëse sheh ndeshjet e fundit mendon: nuk mjafton, nuk është e mjaftueshme ajo që po shohim. Dy sulmuesit që kanë në klub (Zirkzee dhe Højlund) nuk janë mjaftueshëm të mirë për Manchester United, por ka edhe lojtarë të tjerë në skuadër. Ka lojtarë në krahë, mbrojtës që mund të shënojnë, sidomos në goditjet standarde”.
Më pas ai kritikoi fazën mbrojtëse: “Shikoni golin që pësuan nga Forest. Një lojtar kundërshtar vrapon 70 ose 80 metra. Po, mund të thuash që ishte një sprint i madh dhe një gol i bukur, por dikush duhet ta ndalonte.
Ky reagim duhet të vijë nga trajneri, nga stafi, nga liderët në dhomat e zhveshjes. Nuk po them që të gjithë duhet të jenë kështu, por aty ka lojtarë me përvojë: Maguire, Casemiro, Fernandes… Ole Gunnar Solskjaer dikur vrapoi 70-80 metra për të ndjekur dikë dhe u përjashtua”.
Keane e mbylli prononcimin kështu: “E shoh skuadrën e United sot, të gjithë duartrokasin, japin intervista dhe thonë ‘barazimi nuk është edhe aq keq’. Një barazim nuk të çon askund, përkundrazi. E njëjta gjë ndodhi edhe kundër Arsenalit, disa javë më parë. Do të doja të gaboja dhe të shihja që United, sezonin tjetër të renditej ndër 5-6 ekipet e para. Do të tërhiqja gjithçka që po them, por nuk mundem”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128