Marinela Ziu: Biznesi shqiptar nën presion, Koalicioni Euroatlantik sjell zgjidhjen me taksë të sheshtë 9%

27 Prill 2025, 21:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Marinela Ziu: Biznesi shqiptar nën presion,  Koalicioni Euroatlantik sjell

Gjatë një dite të dedikuar takimeve intensive me biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për deputete në Korçë, Marinela Ziu, ngriti shqetësimin për presionin e jashtëzakonshëm që sipas saj ushtrohet ndaj bizneseve nga ana e qeverisë aktuale, veçanërisht në periudhë zgjedhore.

Duke prezantuar masat konkrete të programit ekonomik të koalicionit, Ziu bëri thirrje për një sistem tatimor të thjeshtë, të drejtë dhe pa abuzime, duke theksuar se biznesi është aleat i zhvillimit dhe meriton më shumë mbështetje, jo më shumë barrë.

Postimi i plotë:

Sot i dedikova ditën takimeve me biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh. Të gjithë ankohen për një presion të jashtëzakonshëm nga kjo qeveri, veçanërisht në periudhë zgjedhore, dhe kjo është e papranueshme.

Nga ana tjetër, është fakt që rreth 70% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar rryshfet.

Për këtë arsye, në Programin e Koalicionit Euroatlantik ne propozojmë ngritjen e vetëm një Inspektorati Kombëtar, që nuk gjobit por parandalon, dhe që do të ketë në fokus sigurinë ushqimore, sigurinë shëndetësore dhe sigurinë teknike.

Një tjetër element shqetësues për biznesin është sistemi tatimor, që sipas tyre është i ndërlikuar, me një numër të madh taksash, me taksa të larta dhe me kontrolle të shpeshta e abuzive.
Për këtë arsye, në Programin tonë Ekonomik ne propozojmë:

Vendosjen e taksës së sheshtë 9%, e cila në qeverisjen socialiste varion nga 13% deri në 23%, duke siguruar një sistem të thjeshtë, transparent dhe të drejtë për të gjithë tatimpaguesit;

Vendosjen e tatimit mbi të ardhurat 9%, i cili sot është 15%, duke ulur barrën fiskale për qytetarët dhe duke rritur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare;

Vendosjen e tatimit mbi biznesin 9%, i cili sot është 15%, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja dhe vendase;

Heqjen e të gjitha taksave për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë, duke lehtësuar hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja;

Uljen e detyrimeve që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit vendor në vlerën jo më të lartë se 1% të xhiros vjetore, duke reduktuar ngarkesën financiare për ta.

Për ne, biznesi është aleat për zhvillimin e vendit. Për këtë arsye, ju ftoj t’i bashkoheni ndryshimit duke votuar Programin Ekonomik të Koalicionit Euroatlantik, sepse...

Ju meritoni më shumë,
Korça meriton më shumë.
Voto Koalicioni Euroatlantik
Voto Marinela Ziu

Po ndodh...