
Ançeloti përgatit lamtumirën nga Reali, nuk do ta udhëheqë në Kupën e Botës për Klube


Humbja e tretë kundër Barcelonës, e lë Real Madridin në një gjendje të përulur dhe rrit pritshmëritë për largimin e Karlo Ançelotit.
Një fitore do të kishte rritur gjithashtu moralin përpara “El Clasico” të katërt të sezonit, atë të La Ligës më 11 maj në Montjuiç, por humbja i përshpejtoi ngjarjet.
Ançeloti pritet të marrë drejtimin e Brazilit, kjo është diçka e sigurt dhe e pashmangshme. Arsyeja është e thjeshtë: Diego Fernandes, një brazilian që prezantohet si emisar i CBF-së, ndodhet prej ditësh në Spanjë. Ai u pa në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen mes Real Madridit dhe Arsenalit dhe dje në Sevilja për finalen e Kupës së Mbretit. Pothuajse marrëveshja është mbyllur mes palëve, por mbeten ende disa detaje për tu diskutuar.
Për trajnerin italian ka qenë një sezon stresues te Reali dhe interesi për të luajtur në Kupën e Botës 2026 me Brazilin është padyshim joshëse. Kështu ai tashmë po pret vendimin e presidentit Florentino Perez për ti komunikuar dëshirat e tij. Pritet që pasuesi në pankinën e bardhë të jetë Çabi Alonso i cili aktualisht drejton Bajer Leverkusenin.
Si në Leverkusen ashtu edhe në Rio janë në pritje të lajmeve nga Madridi. Dhe çështja e programimit është thelbësore. Për këtë arsye, merret si e mirëqenë që Karlo nuk do të jetë në stolin e Real Madridit në Botërorin e Klubeve, që do të luhet nga 15 qershori deri më 13 korrik. Pas kompeticionit, lojtarët kanë tre javë pushim dhe është e qartë se trajneri i ri madrilen do të duhet të përdorë turneun amerikan për të filluar formimin e ekipit dhe skemave.
Tashmë pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128