Rrëfehet Morata: Te Milani shkova prej Fonsekës, u largova se ndryshoi projekti

Morata ka pranuar se te Milani ka shkuar vetëm sepse e kishte piketuar Paulo Fonseka dhe largimi i tij nga kuqezinjtë erdhi edhe për shkak të shkarkimit të trajnerit portugez. Ai ka zbuluar në një intervistë për “Marca” se nuk ndjehej më pjesë e atij projekti.
“Kisha zgjedhur Milanin për shkak të Fonsekës, i cili kishte treguar se sa shumë më dëshironte në ekip. Por pas disa muajsh, një projekt që dukej si diçka e caktuar, u kthye në një tjetër për çështje futbollistike. Dhe në fund nuk isha shumë rehat, pasi kisha shkuar atje prej Fonsekës”, shpjegoi spanjolli i cili u aludua se kishte pasur përplasje me Serxhio Konseisaon pas emërimit të këtij të fundit. .
Nuk mund të mungonte një koment edhe për klubin tjetër italian me të cilin ka luajtur, Juventusin. “Një ambient familjar, shumë i madh si shoqëri por edhe si klub, me persona të punësuar të mrekullueshëm”, tha Morata i cili ka kaluar atje vitet më të mira të karrierës së tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


