Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore
11 Korrik 2025, 19:58 / SPORT

Dinamo ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 1-3, ndërsa takimi miqësor nisi në orën 17:30.
Ndeshja mes dy skuadrave u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.
Goli i parë u shënua nga Zabërgja, ndërsa Rodrigez vendosi baraspeshën në pjesën e parë ku kishte edhe tension e përplasje mes lojtarëve.
Për të vulosur fatin e gjithë takimit menduan Mandela dhe Berisha, që shënuan respektivisht në minutën e 81-të dhe 82-të.
Pogradeci po vijon përgatitjet në kuadër të sezonit të ri në Kategorinë e Parë. Në anën tjetër Dinamo vijon të shohë gjendjen e lojtarëve, para ndeshjeve të turit të dytë në Ligën e Konferencës.
-
Modriç drejt finalizimit të kontratës me Milanin
11 Korrik, 19:09
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

