Shqiptarët e Shkëndisë shkruajnë histori, siguron minimalisht grupet e Conference League

Shkëndija e Tetovës ka bërë historinë duke kaluar në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Dhe duke e bërë një gjë të tillë, ka arritur një rezultat historik për të dhe për futbollin në Maqedoninë e Veriut.
Kuqezinjtë e Tetovës, falë mbrëmjes magjikë në Bukuresht në rast eliminimi në turin e tretë të Championsit, kalojnë në play-off të Ligës së Europës.
Edhe aty, nëse eliminohen, do të kenë të sigurt të paktën fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Kjo, në versionin më të keq të mundshëm, pasi rrugëtimi i Shkëndijës në Champions vazhdon dhe ndaj Qarabagut do të tentojnë mrekullinë.
Kjo është një arritje historike për futbollin në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë, një klub nga ky shtet do të përfaqësohet në fazën në grupe të një kompeticioni të UEFA-s.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


