Video/ Si arbitri kryesor i shpëtoi jetën futbollistit në ndeshjen Bayern-Mainz
11 Mars 2024, 18:03 / SPORT

Në ndeshjen Bayern-Mainz ndodhi një episod i rrallë. Gjyqtari Patrik Itrish i shpëtoi jetën lojtarit të Mainz, Xhoshua Guilavogui, i cili kishte humbur ndjenjat pas një goditjeje të pavullnetshme me një shok skuadre.
Francezi Guilavogui, pas një përplasjeje me Thomas Muller, bie keq dhe godet me kokë gjurin e shokut të tij të skuadrës.
Përplasja nuk ishte shumë e fortë, por kishte pasoja. Mesfushori rrëzohet në tokë, arbitri e kupton menjëherë se Guilavogui është në telashe, pa ndjenja dhe me gjuhën që i pengon frymëmarrjen.
Kryesori i ndeshjes ndërhyn dhe ia nxjerr gjuhën e kthyer mbrapsht, duke e lejuar të marrë frymë. Lojtari ngrihet dhe pak më pas largohet nga fusha në këmbë.
-
Vjen njoftimi zyrtar, klubi i Serie A shkarkon trajnerin
11 Mars, 17:34 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


