SOT, ORA 21:00/ Egnatia në sulm, si pritet të rreshtohen kampionët e Shqipërisë në Champions

8 Korrik 2025, 10:08 / SPORT ALFA PRESS
SOT, ORA 21:00/ Egnatia në sulm, si pritet të rreshtohen

Egnatia merr pjesë për të dytin vit radhazi në Championas, ku sot përballet me islandezët e Breidablik, ku do të mundohen të bëjnë realitet objektivin e kalimit të turit në këtë kompeticion. Në prononcimin e dhënë para ndeshjes, trajneri Edlir Tetova kujtoi se në një turne të tillë, marrin pjesë ekipet më të mira.

“Nuk ka ekip modest në Champions. Është Liga e Kampioneve, sigurisht marrin pjesë më të mirat”, theksoi ai. Për Tetovën ishte i rëndësishëm fakti se faza përgatitore ka kaluar mirë, pa probleme dëmtimesh. “Mendoj se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Them shumë mirë, pasi në përgatitje gjithmonë nuk duhet të kesh lëndime, dhe ne lëndime nuk kemi pasur. Përveç Bakajkos, i cili është kthyer në grup gjithsesi dhe do të jetë i gatshëm”, theksoi trajneri i rrogozhinasve.

FORMACIONI- Egnatia pritet të zbresë në fushë ndaj Breidablik me modulin e preferuar të trajnerit Tetova, 4-2-3-1. Pas testimeve në miqësoret e verës dhe përgatitjeve intensive, Tetova ka ndërtuar një formacion stabël me eksperiencë dhe cilësi individuale në të gjitha repartet. Në portë do të jetë Dajsinani, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Ndreca e Fangaj në krahë, Sota dhe Xhemajli në qendër. Në mesin e fushës, dyshja Aleksi–Fernando do të kenë detyrën e balancës mes mbrojtjes dhe ndihmës për fazën sulmuese.

Pak më përpara do të vendoset Regi Lushkja, lideri i lojës ofensive dhe fantazisti i skuadrës, i mbështetur nga Ujka në të majtë dhe Selmani në të djathtë. Në majë të sulmit, përgjegjësinë për golat e mban Guindo, si pika e referimit në zonën kundërshtare. Ky është një formacion që i jep Egnatias jo vetëm mbulim në çdo zonë të fushës, por edhe fleksibilitet për të alternuar lojën në krahë dhe në qendër, në varësi të zhvillimeve të sfidës. Tetova kërkon presion lart dhe zotërim topi, një identitet që skuadra e ka ndërtuar sezonin e kaluar dhe do ta provojë ta eksportojë edhe në arenën europiane.

Po ndodh...