Superliga/ Dy javët e fundit për “Final Four”, në garë futet edhe Teuta

6 Maj 2024, 17:09 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Dy javët e fundit për “Final Four”, në
Teuta ka zhvilluar një sezon me shumë osshilacione, por durrsakët tashmë besoje apo jo janë vetëm 3 pikë larg “Final-Four”.

Vetëm pak javë më parë, “Djemtë e Detit’ luftonin për të dalë nga “Play-Out”, ndërsa në sprintin final të kampionatit do të tentojnë mrekullinë.

Skuadra e udhëhequr nga Edi Martini ka arritur të marrë 10 pikë në 4 javët e fundit duke u ngjitur kështu në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit.

Me kampionatin që shtë në dy javët e fundit të saj, 3 pikë larg katërshes finale nuk janë pak, por as shumë.

Asgjë nuk është e pamundur, teksa dhe kalendari nuk është shumë i vështirë për durrsakët.

Fillimisht do të luajnë ndaj Erzenit, me shijakasit që kanë “larë duart” me Superioren dhe sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Ndërsa “Djemtë e Detit” këtë sezon do ta mbyllin në “Niko Dovana” ku presin ekipin e Dinamos, me “Blutë” që siç dihet duan “Final – Four”.

Luftë sportive do të jenë 2 javët e fundit të Superiores dhe mbetet të shihet se cilat skuadra do festojnë në fund.

 

Po ndodh...