Superliga/ Tirana momentalisht në “Final Four”, Vllaznia befason Skënderbeun

11 Maj 2024, 16:22 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Tirana momentalisht në “Final Four”, Vllaznia
Java e fundit e Kategorisë Superiore po dhuron një spektakël të vërtetë që në minutat e para.

Skënderbeu shënoi golin e avantazhit përballë Vllaznisë në “Loro Boriçi” që në minutën e 5-të të sfidës, por shkodranët u përgjigjën vetëm pak minuta më pas.

Fillimisht Gerco kroson nga e majta për Liçon që godet me kokë brenda zonës duke përshëndetur rrjetën e shkodranëve, ndërsa Klajdi Halili, ishte ai që iu përgjigj duke rikthyer baraspeshën.

Nga ana tjetër Tirana kryeson 0-2 në transfertë ndaj Egnatias. Bardheblutë realizuan dy gola të shpejtë me anë të Patrick përkatësisht në minutat 12 dhe 14.

Me këto rezultate, Tirana siguron “Final Four”, teksa korçarëve i duhet patjetër fitorja në Shkodër.

 

Po ndodh...