Superliga/ Vllaznia mposht Teutën, barazim me 4 gola mes Skënderbeut dhe Dinamos

23 Nëntor 2024, 19:32 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Vllaznia mposht Teutën, barazim me 4 gola mes Skënderbeut

Vllaznia ka fituar 2-1 takimin e sotëm të Superiores kundër Teutës.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa pas 5 minuash lojë, portieri i durrsakëve shkakton penallti, por gjyqtari Xhaja e anulon pas një rishikimi me VAR.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një ndeshje argëtuese të mbyllur me shifrat 2-2.

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e hapur, me raste të shumta në të dy portat dhe e luajtur me një ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë ku ishin miqtë të cilët shënuan të parët, por më pas u përmbysën nga vendasit.

Dinamo shënoi me Vilën barazimin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe gjithçka mbeti e hapur deri në fund, me raste si në portën e Salit, ashtu edhe të Alias.

Por në fund të dy ekipet e desh të kënaqeshin me nga një pikë, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në klasifikimin e Superiores.

 

Po ndodh...

ide