Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë katër kuqezinj për sfidën ndaj Serbisë

7 Qershor 2025, 17:47 / SPORT ALFA PRESS
Surpriza te Kombëtarja! Sylvinho dërgon në tribunë

Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren, sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e Kombëtares sheh jashtë saj katër futbollistë kuqezinj.

Surprizë mund të quhet mungesa e Medon Berishës, mesfushori i Seria A që ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Adrion Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese dhe mund të konsiderohet po ashtu befasi, ndërsa duhet të presë për mundësinë tjetër.

Mario Dajsinani, që ishte një risi e këtij grumbullimi nga Sylvinho, nuk do e ketë sot mundësinë për të qenë alternativë e trajnerit të Kombëtares kuqezi.

Portieri i Egnatias më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë.

Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.

Pjesa tjetër e futbollistëve, pra një grup prej 23 lojtarësh kuqezinj, do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për sfidën ndaj Serbisë.

Ndeshja delikate nis në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Po ndodh...

ide