Surprizë në Kupën e Afrikës, Mbape shfaqet në stadium me fanellën e shokut të ngushtë

Ndeshja e sotme në Kupën e Afrikës mes Marokut dhe Malit, është ndjekur në tribuna nga një spektator i veçantë. Sulmuesi francez i Real Madrid u shfaq në tribunën VIP të stadiumit si një spektator, për të ndjekur këtë sfidë dhe mori ovacionet e publikut sapo u shfaq në ekranin e madh të stadiumit “Prince Moulay Abdallah”.
Një ovacion që nuk kishte lidhje vetëm me cilësitë e lojtarit, por edhe me faktin që ai kishte lërë të kuptohej qartësisht që kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen si mbështetës i Marokut, që është vendi organizator i turneut.
Ai mbante të veshur fanellën me numrin 2, atë të Ashraf Hakimit, i cili ndeshjen e sotme e niste nga stoli pasi po rikuperon ende nga një dëmtim që ka pësuar.
Të dy janë miq shumë të ngushtë dhe shpesh kanë kaluar edhe pushimet bashkë. Një miqësi e krijuar falë viteve te PSG, ku ishin thuajse të pandashëm dhe tashmë Mbape e ka treguar edhe duke shkuar të shihte shokun e tij në ndeshjen e Kupës së Afrikës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
