Ligji i ri amerikan/ Eksperti i sigurisë: Paralajmërohen sanksione të tipit të Venezuelës ndaj Shqipërisë. Mund të bllokohet vendi

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur për ligjin e ri amerikan për Ballkanin Perëndimor theksoi se në raport flitet për një valë të sanksionesh ndaj Shqipërisë.
Sipas Kullës këto sanksione janë si ato ndaj Venezuelës, ku mund të bllokohet gjithë vendi.
"Është paralajmërim i rëndë dhe serioz, pa filtra fare. Kjo është më keq se gijotina. Është rruga me detyrim-përcaktim. Për të gjitha pikat po u japim 90 ditë kohë. Nuk e di se si ajo zonja vazhdon të jetë ende drejtoreshë e AKSHI-t. Në momentin që do vihen sanksionet këtu bllokohet gjithë vendi. Janë sanksione tip Venezuele, që flitet për trafik ndërkombëtar droge, grup kriminal. Nëse s’ka moment reflektimi që të thuhet ‘stop’. Është një moment serioz ku në 110 vjet shtet minimalisht duhet të tregojmë që pak era shtet na ka ngelur, përndryshe do shohim çudira në 2026-ën. Paralajmërime si ky duhen marrë seriozisht", shprehet ai.
“Për Shqipërinë thotë: Paralajmëron valën e dytë të sanksioneve, paralajmëron non gratat politikë dhe për veprimtaritë kriminale. Paralajmëron edhe biznesmenë që kanë figurën e ndërmjetësit. Flet për një hartë që në bashkëpunim me SPAK-un do bëjnë ngrirjen e aseteve dhe arrestimet e niveleve më të larta, pastrimin e tregut, dhe krijimin e kushteve për konkurrencë të hapur deri në zgjedhjet e 2027-ës”, shton Kulla.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

