Ten Haag flet për merkaton e janarit, “fair-play” pengesë për Manchester United…

Ndërkohë që Manchester United ka një fillim shumë të përzier të sezonit, si në Champions League ashtu edhe në Premier League, Erik ten Haag u pyet për ardhjen e përforcimeve të mundshme këtë dimër.
Dhe përgjigja e tij nuk ka gjasa të emocionojë tifozët e klubit mancunian: “Ju (mediat) më thoni gjatë gjithë kohës: sillni këtë lojtar, sillni këtë lojtar, por duhet të respektoni rregullat e “fair play”-it financiar. Duhet që këtë ta bëjmë në përputhje me këto rregulla. Ne duhet të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm”,- tha ai në një konferencë për shtyp.
I rënduar edhe një herë nga dëmtimi i Mason Mount, i cili pritet të humbasë një muaj, trajneri holandez i dërgoi të gjithë mbështetjen e tij mesfushorit anglez, i cili ka qenë në gjendje të rëndë, që nga ardhja e tij këtë verë nga Chelsea: “Ai është një profesionist i nivelit të lartë. Ai punon shumë në stërvitje. Mund të kërkojmë arsyet (për dëmtimin e tij). Ka arsye, mendoj se ai ka pasur momente ku ka bërë shumë mire,"- përfundoi ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128