Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe disfatën në Europë

13 Korrik 2025, 11:31 / SPORT ALFA PRESS

Tifozët dalin kundër Vllaznisë, akuza për lojën dhe

Humbja e Vllaznisë në ndeshjen e parë debutuese në turin e parë të Conference League ka lënë shumë të zhgënjyer në ambientin e futbollit në Shkodër.

Disfata në shifrat 0- 1 ndaj një skuadre modeste si Daugavpils i Letonisë, nuk është “kapërdirë” aspak lehtë.

Pavarësisht se për kuqeblutë gjithçka ngelet e hapur, pasi humbja ka ardhur në një rezultati minimal.

Megjithatë, tifozët e kuqebluve, të cilët u privuan edhe për ta ndjekur sfidën nga shkallët e stadiumit, pasi dueli u luajt në Elbasan, kanë “shpërthyer” me kritika në rrjetet sociale.

Shumica prej tyre kanë gjykuar ashpër lojën e shkodranëve, e cila nuk ishte aspak në nivel dhe pavarësisht se u krijuan disa raste, sipas mbështetësve shkodranë, skuadra nuk dha asnjëherë “shkëndijën” se mund ta fitonte dhe dëshironte këtë sukses.

Shumica e komenteve ishin në lidhje edhe me praninë e pakët të tifozëve në stadium.

Duke ironizuar me fjalët “ja ku përfundoni pa tifozët në krah”. Një “acarim” ndoshta i kuptueshëm i tifozërisë shkodrane që njihet si një nga më të zjarrtat në vend.

Po ndodh...