Tirana shpëton në fund, barazim ndaj Egnatias

10 Mars 2024, 19:09 / SPORT ALFA PRESS

Tirana shpëton në fund, barazim ndaj Egnatias
Tirana vazhdon me rezultatet negative në kampionat teksa sot barazoi 1-1 ndaj Egnatias. Në minutën e 17-të Hoxhallari provoi nga distanca, por goditja e tij nuk gjeti portën. Në të 24-tën, tentoi Montenegro në krahun tjetër, pa rezultat.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadrat morën iniciativën për të zhbllokuar llogaritë. Ekipi i Tetovës ndëshkoi kundërshtarin me anë të Ibrahimoglu, në minutën e 73-të. Në fundin e sfidës, të besuarit e Erbim Fagut barazuan me Abazaj, nëpërmjet një penalltie.

Bardheblutë regjistrojnë kështu ndeshjen e pestë radhazi pa fitore dhe e shohin veten në vendin e pestë me 36 pikë. Egnatia kryeson me 51 pikë.



 

Po ndodh...

ide