Superliga/ Partizani mposht 4-0 Erzenin, ngjitet përkohësisht i dyti
10 Mars 2024, 16:11 / SPORT

Partizani ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-4.
Të kuqtë vuajtën në fillimin e duelit, por më pas një penallti e kontestuar nga vendasit u dha mundësinë të kalonin në avantazh me Carën.
Goli i Mba dyfishoi shifrat pak më vonë, teksa të kuqtë ishin në kontroll të plotë të ndeshjes me këtë avantazh të dyfishtë.
Miqtë reaguan në pjesën e dytë duke kërkuar të hapnin lojën dhe u orientuan plotësisht drejt sulmit kur Preka doli me karton të kuq.
Por kundërsulmet e shpejta sollën golat e Atanaskoskit dhe Bintsuka për Partizanin që vulosi këtë fitore me goleadë, për të marrë tre pikë të rëndësishme për moralin pas eliminimit nga Kupa.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

