Tjetër mbrojtës për Manchester City, prezantohet 19 vjeçari brazilian
21 Janar 2025, 17:06 / SPORT

Vitor Reis është futbollisti më i ri i Manchester City. Qendërmbrojtësi brazilian vendosi që të largohej nga vendlindja ku aktivizohet me Palmerias, për të nisur një aventurë të re në Europë.
Ky operacion i ka kushtuar skuadrës së City plot 37 milionë euro. Në krahun tjetër, vetë futbollisti ka firmosur me “Qytetarët” një kontratë 4.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Kujtojmë se 19 vjeçari e ka nisur karrierën e tij pikërisht te Palmerias, duke mos luajtur në asnjë ekip tjetër më parë. Në 38 ndeshje të luajtura këtë sezon, Reis ka shënuar edhe 2 gola.
Our new Brazilian pic.twitter.com/n1c7Ohc7iO
— Manchester City (@ManCity) January 21, 2025
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
