Tottenham projekton Julian Nagelsmann për të zëvendësuar Antonio Conten...

27 Mars 2023, 16:05 / SPORT ALFA PRESS

Tottenham projekton Julian Nagelsmann për të zëvendësuar

Ishte vetëm çështje kohe. Pas fjalëve të Antonio Contes kundër lojtarëve të tij, pas barazimit të pësuar në Southampton (3-3) më 18 mars, të gjithë e kuptuan se ditët e italianit në Tottenham ishin të numëruara. Më në fund, njoftimi për tërheqjen e tij nga Spurs erdhi të dielën në mbrëmje.

Tani, klubi i Londrës veriore, i katërti në Premier League, duhet të gjejë një pasardhës dhe sipas The Daily Mail, "lista e shkurtër" e drejtuesve të Spurs do të përmbajë jo më pak se 10 emra.

Mes tyre, janë emrat e Mauricio Pochettinos (pa klub që nga largimi nga PSG verën e kaluar), Luis Enrique (ish-trajneri i Spanjës) dhe Roberto De Zerbi (trajneri i Brighton) por mbi të gjitha Julian Nagelsmann, i sapo shkarkuar nga Bayern Munich. 

Sipas të përditshmes britanike, Daniel Levy, presidenti i Spurs, dëshiron të flasë me trajnerin e ri gjerman (35) për vendin vakant.

Po ndodh...

ide