Trofeu i 13-të, United bën “djallin” në finalen e FA CUP, triumfon ndaj Cityt

Manchester United triumfon në finalen e FA Cup, teksa mundi 1-2 rivalët e qytetit, Manchester Cityn, në ndeshjen e luajtur në Uembli. Për United ky është trofeu i 13-të në histori, një më pak se Arsenali që kryeson listën me 1 më shumë.
“Kërcënimi” i parë serioz erdhi në minutën e nëntë nga “Djajtë e kuq”. Pas disa pasimesh para zonës, Garnacho provoi me të djathtën por gjeti përgjigjen e portierit Ortega. Pas gjysmë ore lojë, një qëndrim amatoresk i mbrojtjes së “qytetaravë” i kushtoi shumë skuadrës së Guardiolës, Garnacho nuk fali, duke ndëshkuar kundërshtarët dhe dërguar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.
Në të 39-tën, Junajtid dyfishoi shifrat falë super-Maino. Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë City e nisi me ndryshime. Kampionët e Anglisë u vendosën në kërkim të golit që do rihapte llogaritë, por e patën mjaft të vështirë të konkretizonin. Në minutën e 64-të, një top perfekt i shërbyer për Alvarez nuk u shfytëzua nga argjentinasi, i cili dërgoi sferën jashtë.
Doku ngushtoi shifrat në minutën e 86-të, pa mundur dot t’i ndryshojë fatin këtij takimi, pasi United ruajti me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Vlen të theksojmë se “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të fitojnë trofeun në katër nga pesë paraqitjet e tyre të fundit, me përjashtim të vitit 2016 kundër Crystal Palace nën drejtimin e Luis van Gaal.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



