Tronditet futbolli anglez, mesfushori i klubit të Premier Ligës pezullohet për drogë

9 Dhjetor 2025, 15:17 / SPORT ALFA PRESS

Tronditet futbolli anglez, mesfushori i klubit të Premier Ligës

Vetëm përpara një viti u kap duke përdorur oksid azoti, i njohur si ‘droga e të qeshurit’… Por ja që mesfushori i Totenhemit, Iv Bisuma, është pezulluar nga klubi londinez, përsëri për të njëjtën arsye.

Sipas ‘The Sun’, Totenhem hapi një hetim të ri, pasi lojtari dyshohet se i dërgoi një video një gruaje, që po konsumonte oksid azoti. Ajo thuhet se ia dha videon shtypit dhe klubi u informua më pas.

“Nuk mund ta besoja atë që po shihja. Po thithte gazin përmes tullumbace pa asnjë problem, edhe pse ishte pezulluar për diçka të tillë”, i tha të njëjtit burim gruaja në fjalë, e cila ishte ftuar nga Bissouma në një festë. ‘The Sun’ raporton se konsumimi i oksidit të azotit mund të shkaktojë dëmtime të trurit, depresion, humbje të kujtesës, mosmbajtje urinare, halucinacione ose dëmtime të tjera serioze.

Lojtari nga Mali, kapiteni i ekipit të tij kombëtar, tani mund të përballet me një ndëshkim të rëndë, pasi kohët e fundit u kritikua nga trajneri i Totenhemit, Tomas Frenk, për vonesë të shpeshtë në mbledhjet e ekipit. Është interesante edhe fakti se lojtari fshiu të gjitha referencat për klubin nga profili i tij në rrjetet sociale. Këtë sezon, 29-vjeçari nuk ka luajtur ende asnjë minutë. Sezonin e kaluar 2024/25, ai u aktivizua në 44 ndeshje të “Spurs”, duke shënuar dy gola.

Po ndodh...

ide