U dëmtua ndaj Atleticos, ja sa do t’i mungojë Barcelonës Ferran Torres

Ferran Torres e përfundoi ndeshjen kundër Atlético Madridit me një shqetësim muskulor.
Sulmuesi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një dëmtim të lehtë në muskujt e pulpës së këmbës së djathtë.
Bëhet fjalë për një problem jo shumë serioz, por që do ta pengojë të marrë pjesë në sfidën e Copa del Rey, më 4 janar, kundër Barbastros.
Gjithashtu, është në dyshim pjesëmarrja e tij në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club më 8 janar.
Dëmtimi vjen në momentin kur Ferran po kalonte një periudhë të shkëlqyer forme.
Në këtë sezon, ai ka grumbulluar 16 paraqitje mes La Liga-s dhe Champions League-s dhe kishte shënuar katër gola në javët e fundit.
Ja deklarata zyrtare: "Lojtari i ekipit të parë, Ferran Torres, e përfundoi ndeshjen e së shtunës së kaluar me një problem muskulor.
Duke qenë se shqetësimi vazhdon, sot u krye një rezonancë magnetike, e cila konfirmoi se ka pësuar një dëmtim të lehtë në muskujt e pulpës së këmbës së djathtë".
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


