
U eliminua nga Botërori i Klubeve, por Juventus transferon sulmuesin e njohur


Pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës për Klube pas humbjes ndaj Real Madridit, Juventusi ka një arsye për të festuar: bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për përforcimin e shumëkërkuar në sulm, Jonathan David.
Sulmuesi kanadez i lindur në vitin 2000 është i lirë pas përfundimit të kontratës me Lille, ku shkëlqeu me 16 gola në 32 ndeshje në Ligue 1 dhe 9 gola në 14 takime të Ligës së Kampionëve sezonin e fundit.
Lojtari është aktualisht me pushime pas eliminimit të kombëtares së tij nga Gold Cup dhe pritet të udhëtojë së shpejti drejt Italisë për vizitat mjekësore dhe firmën me “Zonjën e Vjetër”.
Ai do të nënshkruajë një kontratë disa-vjeçare me pagë prej 6 milionë euro neto në sezon, plus 2 milionë bonuse.
Juventusi përshpejtoi bisedimet me agjentët dhe mbylli marrëveshjen, pavarësisht të ardhmes ende të paqartë të Dusan Vlahovic. Ndërkohë, bardhezinjtë nuk heqin dorë as nga Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian është kthyer te Napoli pas huazimit te Galatasaray, por mbetet një objektiv për Juven. Al Hilal ka ofruar 75 milionë euro për kartonin dhe 40 milionë në sezon për lojtarin, por Osimhen kërkon të qëndrojë në Europë.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!

Katër pamjet e Thethit

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128