Ukrainë-Shqipëri, caktohet arbitri për sfidën e Ligës së Kombeve
5 Shtator 2024, 19:36 / SPORT

Një portugez i paafirmuar do të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Shqipëri. UEFA ka vendosur që duelin e parë të kuqezinjve të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ta gjykojë portugezi Luis Godinjo.
38 vjeçari, nuk ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane megjithatë UEFA i ka besuar takimin në Pragë që pritet të jetë i luftuar nga të dyja përfaqësueset.
Gudinjo do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Helder Filip, të gjithë nga Portugalia.
38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
