Vendim i papritur pas fitores në kampionat, Feyenoord shkarkon trajnerin
10 Shkurt 2025, 18:56 / SPORT

Klubi i Feyenoord ka marrë një vendim të pazakontë, duke shkarkuar nga detyra trajnerin Brian Priske vetëm dy ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Milanit.
Skuadra holandeze është në krizë në kampionat pasi është larg kreut dhe është eliminuar edhe nga Kupa, ku u mund nga rivalët e përhershëm të Ajaksit. Kjo bëri që drejtuesit e klubit të qytetit të Roterdamit të merrnin vendimin drastik, edhe pse kishin emëruar Priske në fillimin e këtij sezoni.
Trajneri danez kishte marrë vendin e Arne Slot, i cili në verë u bë pjesë e Liverpulit. Priske, i cili kishte drejtuar ekipin në fitoren 3-0 ndaj Spartës në fundjavë, e mbyll bilancin e tij me Fejenordin me 18 fitore, 7 barazime e 8 humbje në të gjitha kompeticionet.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


