Ngjarje e rëndë/ Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar në Greqi! Familja e kërkonte që prej të dielës

10 Shkurt 2025, 18:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarje e rëndë/ Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, ku një 63-vjeçar shqiptar është gjetur i vetëvarur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, ku viktima e identifikaur si Tafil Tushaj është gjetur i varur në një pemë, në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

Sipas informacioneve të policisë greke 63-vjeçari, i cili ishte kërkuar nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës, është gjetur rastësisht nga dy motorristë, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe urgjenca mjekësore, por ishte tepër vonë për 63-vjeçarin fatkeq.

Sipas indikacioneve fillestare, është përjashtuar një veprim kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetimet paraprake po kryhen nga policia e Igumenicës.