Vendimi i gjykatës për Superligën Evropiane, reagojnë Real dhe Barça

Gjykata Europiane e Drejtësisë, i dha të drejtë këtë të enjte themelimit të Superligës Evropiane. Menjëherë pas vendimit erdhi dhe reagimi i UEFA-s ku përmes një deklarate zyrtare sqaron se një vendim i tillë nuk nënkupton themelimin e Superligës Europiane.
Nga ana tjetër klubet evropiane Real Madridi dhe Barcelona kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë kundër FIFA-s dhe UEFA-s, që pengon dy organet drejtuese të sanksionojnë klubet që kërkojnë të fillojnë një Superligë Evropiane.
Pas vendimit, presidenti i Barcelonës, Joan Lapora e cilësoi vendimin një mundësi historike për të shpërndarë më mirë pasurinë në futboll midis klubeve.
Ai tha se mënyra se si ishte strukturuar futbolli aktualisht favorizonte klube me pasuri të pakufizuar, duke iu referuar Manchester City, Neëcastle United dhe Paris Saint-Germain.
“Drejtësia Evropiane është dakord me ne. Ekziston një situatë monopoli. Një mundësi historike hapet për të zgjidhur disa nga problemet serioze që komprometojnë klubet”, tha ndër tjerash Laporta.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
