VIDEO/ Dortmund “zhgënjen” në “Signal Iduna Park”, Leizpig merr pikët e plota

9 Dhjetor 2023, 21:01 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Dortmund “zhgënjen” në “Signal Iduna

Leipzig merr 3 pikë të arta ndaj Dortmund në “Signal Iduna Park”, duke fituar 2-3. 30 minutat e para të ndeshjes vështirësuan në maksimum llogaritë e verdhezinjve. Në minutën e 15-të Hummels u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa më pas Bensaibini realizoi autogol.

Vendasit e drejtuar nga Terzic bënë të pamundurën për shkuar në dhomat e zhveshjes na barazim dhe ia dolën pas golit të Sule.

Leipzig shënoi dy gola në pjesën e dytë me Baumgartner dhe Poulsen, ndërsa goli i Fullkrug në fund në krahun tjetër shërbeu vetëm për statistikë.

VIDEO

 

Po ndodh...