VIDEO/ Dyshimi për trukim të ndeshjes, portieri i befason të gjithë duke e dërguar topin vetë në portën e tij

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Superligës së Polonisë mes Radomiak Radom dhe Varta Poznan, e përfunduar me rezultatin 2-3 për miqtë, e vlefshme për javën e 15-të.
Në Poloni hidhen hije të forta dyshimi të një trukim të ndeshjes me gafën e pabesueshme të portierit vendas, Gabriel Kobjlak, i cili ka dërguar topin vetë në rrjetë duke bërë një gabim vërtetë foshnjarak teksa nuk kontrollon mirë topin në afërsi të vijës fatale të portës.
Ky episod ka ndodhur në minutën e 20′ dhe pas dy minutash, ekzaktësisht në minutën e 22′, ishte sërish portieri 20-vjeçar që ka pësuar gol.
Shifrat u ngushtuan në minutën e 46′ me autor Maçadon dhe në minutën e 64′ u barazua rezultati me penallti nga Nashimento.
Por pas një minuti në të 65′-ën, miqtë kaluan në avantazh me Zrelak.
Një ndeshje dhe një autogol i portierit Kobylak që krijohet për dyshime të vërteta trukimi./ Panorama.al
-
Messi drejt një klubi të ri, nisin bisedimet
31 Tetor, 12:58
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


