VIDEO/ Përjetësohet Messi në krahë të Pele dhe Maradonës. Statuja, në muzeun e futbollit të Amerikës së Jugut

29 Mars 2023, 12:11 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Përjetësohet Messi në krahë të Pele dhe

Ngrohtësia dhe dashuria e njerëzve, mirënjohja dhe përkushtimi i një popullsie të tërë. Patjetër shumë çmime dhe tani një statujë në nderim të Lionel Messit.

E gjithë kjo për shtatë herë fituesin e "Topit të Artë", i cili pasi shijoi sfilatën (e merituar) në stadiumin "Monumental" të mbushur plot e përplot, mori mirënjohjen “monumentale” nga Conmebol, Konfederata e Amerikës së Jugut.

Asgjë më pak se një statujë në përmasa reale, që iu dorëzua atij më 27 mars në periferi të shortit për fazën e parë të Kupës së ardhshme Libertadores.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur një ekip i Amerikës së Jugut fitoi Kupën e Botës. Po përjetojmë një moment shumë të veçantë, – tha argjentinasi me një buzëqeshje gjigante. – Iu jemi vërtet mirënjohës njerëzve për gjithë dashurinë që po marrim".

Statuja e Messit, e përshkruar me fanellën e Argjentinës dhe Kupën e Botës në duar, pasi fitoi trofeun e "Katar 2022", do të vendoset në muzeun e Conmebol pranë dy "riprodhimeve" të dy legjendave të tjera të vetme aktualisht, ato të Peles dhe Maradonës.

Kopjet e trofeut të fituar në "Katar 2022" dhe atij që e ngriti pas "Finalisimma" kundër Italisë iu dorëzuan gjithashtu "Pleshtit".

Po ndodh...