“Vuanim me Conten''/ Ish-sulmuesi: Quagliarella shante në dialektin napoletan!

Në karrrierën e tij thuajse 18-vjeçare, Marco Borriello provoi shumë skuadra dhe ndërroi po ashtu shumë trajnerë. Mirëpo, në programin “Bobbo TV”, ish-sulmuesi zbulon se tre janë trajnerët që e kanë bërë më shumë të vuajë, Gasperini, Zeman dhe mbi të gjithë Conte. 41-vjeçari theksoi se në stërvitjet e Juventusit të Contes ka pasur raste kur edhe ka vjellur në fushë ndërsa zbuloi se nga nervat, Quagliarella shante në dialektin napoletan.
“Kam pasur tre trajnerë që më kanë bërë të vrapoj shumë; Gasperini, Zeman dhe Conte. Dy vite të kaluara me to dhe unë humba gjashtë vite karrierë prej ngarkesës, më “vranë” në stërvitje. Stërvitjet me Zeman ishin të çmendura, të masakronte.
Nga ana tjetër, Conte të bënte për të vjellë në fushë. Ishin shumë intensive, edhe mua më ka ndodhur që të vjellë në fushë me Conten. Në stërvitje merrnim shumë ngarkesë, por e gjithë lodhja shpërblehej në ditën e ndeshjes.
Mbaj mend Quagliarellan i cili nga nervat shante në dialektin napoletan. Ndonjëherë në stërvitje i godisnim topat fort nga inati. Megjithatë, në fund u shpërblyem se fituam titullin me Conten. Ai fitoi edhe në klube të tjera pastaj.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

