Xabi dhe një italian, Bajerni piketon emrat për stolin

9 Mars 2024, 15:33 / SPORT ALFA PRESS

Xabi dhe një italian, Bajerni piketon emrat për stolin
Bayern Munich, Liverpool dhe Barcelona do të jenë më trajnerë të rinj sezonin e ardhshëm. Tuchel, Klopp dhe Xavi do të largohen, ndërkohë që drejtuesit e klubeve kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur zëvendësuesit.

Xabi Alonso është dëshira e madhe e bavarezëve, të cilët e kanë traditë dobësimin e kundërshtarëve. Spanjolli po zhvillon një punë fantastike te Bayer Leverkusen, skuadër që nuk është mposhtur ende këtë sezon.

Gjithsesi, mbërritja tek ish-mesfushori bask nuk është një mision i lehtë. Liverpooli e tundon jo pak, por nuk përjashtohet qëndrimi tek “Aspirinat”. Për të zëvendësuar Ancelottin te Reali kur italiani të vendosë të largohet nga Bernabeu.

Gjithsesi, drejtuesit e Bayernit nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe po mendojnë edhe për Roberto De Zerbin, trajnerin italian të Brightonit.

44-vjeçari nga Brescia pëlqehet shumë për stilin e futbollit që praktikon tek ekipet e tij, si dhe guximin për të sulmuar dhe dominuar kundërshtarët.

Dhe De Zerbi, emri i të cilit është lidhur edhe me Barcelonën, është gati të hedhë hapin e madh në karrierën si trajner.

 

Po ndodh...