Ylber Ramadani shënon dhe vulos fitoren e Lecces në përballjen direkte!
16 Shkurt 2026, 22:50 / SPORT

Ylber Ramadani ka shënuar golin e parë të tij në këtë sezon të Serisë A, duke ndihmuar ekipin e Lecces të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në transfertë, ndaj Cagliari.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë të fitores 0-2 ndaj rivalit direkt për mbijetesën. Lecce kryesonte 1-0, por në minutën e 76 Ramadani ia bëri më të thjeshtë gjërat ekipit të tij, shkruan A2.
Ramadani mori topin në kufijtë e zonës dhe me një diagonale nga e majta në shtyllën e parë, mposhti portierin Caprile.
Me këtë gol, Ramadani vijon "zakonin" e tij për të shënuar të paktën nga një gol në secilin nga sezonet e mëparshme me Leccen në Serinë A.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Nga Irena Beqiraj
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

