Zyrtare/ Arlind Ajeti prezantohet te skuadra e Serie C

12 Korrik 2022, 18:36 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Arlind Ajeti prezantohet te skuadra e Serie C
 Arlind Ajeti tashmë zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Pordenones, me mbrojtësin e kombëtares shqiptare që ka firmosur kontratë për 2 vite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, ku tregohet se tashme Ajeti do të mbajë veshur fanellën e skuadrës italiane, e cila limiton në Serie C, pasi sezonin e fundit nuk mundi të mbijetonte në Serie B.

Pavarësisht ofertave nga skuadra e Tiranës që kërkoi me ngulm lojtarin në merkaton e verës që ta kishte në dispozicion në Champions League, Ajeta ka zgjedhur sërish Italinë për të vazhduar karrierën.

 

Po ndodh...