Zyrtare/ As Pioli nuk i bëri punë, Kristiano Ronaldos i plotësohet dëshira për trajnerin e ri

14 Korrik 2025, 21:46 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ As Pioli nuk i bëri punë, Kristiano Ronaldos i

Dëshira e Kristiano Ronaldos është urdhër te Al Nasr. Dhe këtë radhë, dëshira e yllit portugez ishte që në këtë sezon të drejtohej nga një bashkëkombës i tij, pas dështimeve të njëpasnjëshme me emra të njohur në pankinë ku i fundit ishte Stefano Pioli.

Zhorge Zhezus është prezantuar sot si trajneri i ri i Al Nasr, me teknikun e njohur portugez i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare në drejtimin e klubit saudit.

Ai raportohet se ka qenë një kërkesë specifike e Ronaldos, e përfshirë mes atyre që bëri në momentin që firmosi rinovimin deri në vitin 2027.

Zhezus do të ketë si detyrë të kthejë skuadrën te trofetë dhe sukseset, ashtu siç bëri në vitet e fundit në drejtimin e Al Hilal me të cilin fitoi gjithçka dy sezone më parë në futbollin saudit.

Ai u largua nga Al Hilal në fundin e sezonit për t’i bërë vend Simone Inzagit, por nuk ka vonuar të gjejë këtë marrëveshje të re me Al Nasr, falë ndërhyrjes së Ronaldos, të cilin ai do ta drejtojë për herë të parë në karrierë.

 

Po ndodh...