
Zyrtare/ Dështon transferimi në Itali, Enea Mihaj vijon karrierën në MLS

2 Korrik 2025, 17:07 / SPORT
Enea Mihaj ka nënshkruar për Atlanta United. Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit amerikan.
Kontrata e firmosur nga Mihaj është e vlefshme deri në vitin 2028 me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. Klubi amerikan saktëson se Mihaj do të mund të luajë për Atlanta United nga data 24 korrik, kur të hapet dritarja e dytë e transferime.
Atlanta United nuk po kalon periudhën më të mirë në “MLS”. Kjo pasi aktualisht mban vendin e 14.
Për Enea Mihajn kishte interes edhe nga Italia, por asgjë nuk u konkretizua. Atlanta e afron si lojtar të lirë, pasi 26-vjeçari kishte përfunduar kontratën me Famalikaon në Portugali.
View this post on Instagram

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
Nga Klodian Tomorri
ide

Shqipëria "tokë e zanun" e politikës!
Nga Alban Daci

Katër pamjet e Thethit
Nga Gjergj Erebara

Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128