Zyrtare/ Laçi përforcon mbrojtjen, firmos me 25-vjeçarin nigerian

24 Korrik 2024, 17:58 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Laçi përforcon mbrojtjen, firmos me 25-vjeçarin
Klubi i Laçit duket se ka nisur të bëjë lëvizjet për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri, teksa deri tani ka pasur kryesisht vetëm largime nga radhët e kurbinasve.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi bëri të ditur se kishte siguruar qendërmbrojtësin nigerian Samuel Opeh, i cili pritet t’i bashkohet ekipit për të qenë pjesë e tij në këtë sezon.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, Samuel Opeh.

Futbollisti nga Nigeria e ka nisur karrierën në vendlindje, ku ka luajtur me Ace FA dhe Warri Wolves FC, për t’u aktivizuar më pas edhe në Uzbekistan te FK Oqtepa dhe Loko Tashkent”, shkruhet në njoftimin e kurbinasve.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128