Zyrtare/ Pas largimit nga Teuta, Klejdi Daci prezantohet te klubi i ri
30 Korrik 2024, 16:19 / SPORT

Tashmë është zyrtare, Klejdi Daci, ka nisur një aventurë të re në karrierë, teksa ka firmosur për ekipin e Okmk Olmaliq. Nga ky transferim i 25-vjeçarit drejt kampionatit uzbekistanas pritet të përfitojë një shifër të konsiderueshme edhe skuadra e Teutës.
Daci ka firmosur me klubin nga Uzbekistani një kontratë 2 vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2026.
Kujtojmë që Daci, përveç Teutës ka luajtur edhe me ekipe të tjera shqiptare. Sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Partizanit, Kastriotit dhe Kukësit, teksa tashmë është gati për aventurën e re me Okmk Olmaliq në Uzbekistan.
Daci është prezantuar nëpërmjet një video tepër speciale nga klubi në faqen zyrtare në “Instagram”.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
Nga Poli Hoxha
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128