Zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA/ Nga zëvendësimet e shpejta, te VAR për kartonët e verdhe dhe goditjet e këndit

31 Mars 2026, 12:00 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA/ Nga zëvendësimet e

Tani është zyrtare; FIFA bën të ditur rregullat e reja për Botërorin 2026 që përfshijnë zëvendësimet e shkojnë deri te kartonët e dytë të verdhë.

Në mënyrë të detajuar për kompeticionin më të rëndësishëm është vendosur që të përpilohen këto rregulla:

– Zëvendësimet e shpejta: futbollisti që do të zëvendësohet ka maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës, nëse ai merr më shumë kohë, atëherë lojtari që do të aktivizohet në vend të tij do të duhet të presë 1 minutë përpara se të hyjë në fushë duke e lënë përkohësisht skuadrën me 10 futbollistë

– Kontrolli i kohës për rinisjet e lojës; do të aplikohet një timer prej 5 sekondash për rivëniet anësore dhe ato nga vija fundore. Nëse kalohet kjo kohë, zotërimi i topit do t’i kalojë skuadrës kundërshtare

– Trajtimi mjekësor jashtë fushe; një futbollist që merr kujdesin mjekësor në fushë duhet të dalë prej saj dhe të presë 1 minutë për t’u rikthyer, përveç rasteve kur dëmtimi i është shkaktuar nga një faull i ndëshkuar me karton të verdhë.

– Zgjerimi i zonave te ndërhyrjes së VAR; sistemi VAR do të mund të verifikojë episodet e kartonëve të dytë të verdhë si dhe në dhënien gabimisht të goditjeve të këndit 

– Kapitentë dhe arbitrat; konfirmohet rregulli sipas të cilit vetëm kapiteni i skuadrës ka të drejtë t’i afrohet arbitrit, lojtarët e tjerë rrezikojnë ndëshkimin me karton të verdhë nëse rrethojnë gjyqtarin e ndeshjes.

 

Po ndodh...

ide