“Të gjitha rrugët e Ballukut janë shembur”, protestuesi: Si hidhen miliona euro pa kryer studime gjeologjike?!

6 July 2026, 19:39 / POLITIKË ALFA PRESS
“Të gjitha rrugët e Ballukut janë shembur”,

Për të 37-tën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Një nga protestuesit ka shpërthyer në akuza të forta ndaj sistemit politik, dështimit të shëndetësisë publike dhe korrupsionit me infrastrukturën.

Protestuesi u shpreh i zhgënjyer nga e gjithë klasa politike që ka udhëhequr vendin që nga rënia e komunizmit, duke theksuar se shqiptarët vuajnë për tre komponentët bazë: lirinë, mirëqenien dhe sigurinë.

Në shënjestër të qytetarit ka qenë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me shembjet e shpeshta të akseve rrugore të sapondërtuara.

Ai rrëzoi argumentet e kryeministrit Edi Rama, i cili shpesh i faturon këto ngjarje si “probleme natyrore”.

“Nëse futemi te ministria që ka drejtuar Balluku, asaj i janë shembur të gjitha rrugët. Kryeministri thotë se janë probleme gjeologjike. Që të marrësh leje për një shtëpi duhen 20 e ca pika, dhe një është studimi gjeologjik që duhet firmosur. Si u bëhen miliona euro rrugë dhe nuk bëhet studimi gjeologjik në këto rrugë që shemben?” pyeti me ironi protestuesi.

Po ndodh...

ide