Zjarr në Shijak, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi

6 July 2026, 17:32 / AKTUALITET ALFA PRESS
Zjarr në Shijak, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, tymi është përhapur me shpejtësi duke mbuluar zona përreth.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen banesa apo biznese të rrezikuara. Megjithatë, ndërhyrja po vështirësohet nga era, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit.

Priten informacione të tjera mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.

Po ndodh...

ide