Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Italinë, ja ku ishte epiqendra
25 July 2026, 09:32 / BOTA
Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua pak pas mesnatës në Pizzone, Itali, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abrucon dhe Lazion.
Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L’Aquila dhe Casertas.
Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika. Deri më tani nuk është raportuar për dëme ose të lënduar.
Epiqendra ishte në zonën e Pizzone-s, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u ndje në të njëjtën zonë në orën 3:41 të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128