
Huawei prezanton smartfonin e parë që paloset në tresh

Kompania kineze i është “përgjigjur” Apple – e cila sapo prezantoi iPhone 16 të ri – me një smartphone që duket sikur ka dalë direkt nga seria televizive fantastiko-shkencore Westworld, në të cilën protagonistët përdorin një pajisje celulare, ekrani i së cilës paloset në tre pjesë, shkruan ‘la Repubblica”.
Telefoni i ri quhet Mate XT dhe u prezantua në Kinë pak orë pas Apple Event në Cupertino. Edhe pse ka prototipe të telefonave inteligjentë me ekrane që palosen në pjesë të shumta, Huawei është i pari që tregtohet zyrtarisht.
Kur mbyllet përmes palosjeve, Mate XT ka përmasat e një smartphone tradicional – përveç trashësisë, e cila duket pak më e madhe – por kur hapet bëhet një tabletë e vogël dhe madhësia e ekranit rritet ndjeshëm.
MateXT kushton 2800 dollarë dhe tani për tani mund të blihet vetëm në Kinë. Huawei tha se pajisja tashmë është porositur nga më shumë se katër milionë njerëz.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128