Kastro Ziso “degjeneron” kolegët këngëtarë: Janë rritur me gjizë dhe hudhra, tani na bëjnë si...
Kastro Zizo ka zbuluar arsyen përse nuk ka marrë pjesë në koncerte gjatë sezonit veror, gjë e cila sipas tij ka ndodhur pasi prej 3 vitesh ai është tërhequr nga skena. Më tej këngëtari ka thumbuar dhe “degjeneruar” edhe kolegët e tij. Ai ka thënë se “artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet, e ndërsa persona të tjerë janë rritur me gjizë e hudhra por e shesin veten si diva.
Megi Latifi: Si është e vërteta e koncerteve?
Kastro Zizo: E vërteta e koncerteve është se kam refuzuar koncertet dhe e vërteta e koncerteve është se nuk janë koncerte. Besomëni që edhe artistët tanë të mëdhenj për ca lekë këndojnë edhe në oborrin tënd nëse ti i plotëson ato kushtet.
Aldo: Një sekondë tani. Edhe Christina Aguilera ka qenë në dasmë në Rusi.
Kastro Zizo: Po ka qenë se i ka dhënë petullat ai, i ka dhënë lekët ai njeriu dhe ka kënduar. Është një gjë që Christina e ka pranuar, di dhe është një industri tjetër dhe është një gjë tjetër që X artistë këtu të rritur me gjizë e hudhra ta shesin personalitetin e vet si diva apo divër internacionalë.
Aldo: Problemi është te gjiza dhe hudhra, se gjizë dhe hudhra ka ngrënë edhe Michael Jackson?
Kastro Zizo: Pak kohë ka ngrënë ai gjizë e hudhra.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
