8 vjedhje në dy muaj/ Arrestohet 49-vjeçari në Durrës, në kërkim bashkëpunëtori!

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026.
Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë identifikuar dy persona të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këto raste.
Në pranga ka rënë shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari. Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Sipas hetimeve, dy të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim gjatë muajve korrik dhe gusht, duke kryer gjithsej 8 vjedhje.
Në 6 prej rasteve, bëhet fjalë për vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste të tjera dyshohet se është vjedhur matësi i energjisë elektrike.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128