“Oficerë janë bërë milionerë”/ Deklarata e fortë e gazetarit Poli Hoxha: Polici e kriminalizuar si kjo s’ka qenë në 36 vjet. Filmojnë dhe njerëz nëpër rrugë, janë bajatosur
Analisti Poli Hoxha, në emisionin Prime News24 foli për Policinë e Shtetit.
Hoxha hodhi akuza të forta, duke thënë se ka oficerë dhe drejtues që janë bërë milionerë. Ai tha se polici të kriminalizuar si kjo, nuk ka pasur në 36 vjet.
Poli Hoxha u shpreh se policët kanë filluar që të filmojnë dhe njerëz nëpër rrugë e janë bajatosur.
Poli Hoxha: Ke oficerë policie që i ke milionerë, që mbrojnë llotot dhe gjëra të tjera të paligjshme. Efektivët janë të politizuar aq sa nuk bëhet. Ka qenë gjithmonë, por tani është forcuar kontrolli politik.
Policia ka pasur gjithmonë problem varësinë politike. Polici në shërbim të krimit të organizuar në këtë mënyrë nuk ka qenë asnjëherë. Donin të bënin test droge dhe e ndërprenë, se e dinë se janë një tufë. Reparti Shqiponja janë ose të droguar ose të dehur, shumë nga ata. Kur polici që bën punë gjithë ditën dhe kur sheh shefin e vet që është milioner, ai demoralizohet.
Policët tani edhe filmojnë dhe njerëz nëpër rrugë, po e bajatosin si organizatë.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
