A do zhduken eurot aktuale?

Pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro është hapur konsultimi publik, ku qytetarët në të gjithë Evropën do të japin mendimet e tyre deri më 21 shtator 2026.
Propozimet e përzgjedhura janë rezultat i një konkursi dizajni në nivel të Bashkimit Evropian, ku u paraqitën më shumë se 1,200 aplikime nga dizajnerë grafikë.
Kartëmonedhat aktuale euro do të vazhdojnë të ruajnë vlerën e tyre dhe do të qarkullojnë paralelisht me serinë e re. Ky do të jetë ridizajnimi i parë i plotë i kartëmonedhave euro që prej futjes së tyre në qarkullim në vitin 2002.
Ndër propozimet e përzgjedhura përfshihen figura të njohura historike dhe kulturore, si Maria Sklodoëska Curie, e vetmja shkencëtare që ka fituar çmimin Nobel si në fizikë ashtu edhe në kimi, kompozitori Ludwig van Beethoven dhe artisti Leonardo da Vinci.
Një tjetër seri propozimesh, fokusohet te natyra dhe përfshin figura të shpendëve, mes tyre bituminozin dhe lejlekun e bardhë, sipas BQE-së.
Përmes këtij ndryshimi, Banka Qendrore Evropiane synon gjithashtu të rrisë qëndrueshmërinë e kartëmonedhave dhe të ulë ndikimin e tyre në mjedis.
Po ndodh...
"Besa" e Ramës, një premtim në kohën e gabuar
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128