“Super-El Niño” drejt rekordit historik, shkencëtarët paralajmërojnë për një vit 2027 ekstremisht të nxehtë

Fenomeni klimatik El Niño, i cili po intensifikohet në Oqeanin Paqësor, pritet të bëhet më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë, sipas studiuesve të fondacionit amerikan Berkeley Earth.
Ekspertët, të cilët prej kohësh po monitorojnë këtë fenomen, parashikojnë se vala e të nxehtit e shkaktuar nga ajo që është quajtur tashmë “Super-El Niño”, e kombinuar me ngrohjen globale të shkaktuar nga ndryshimet klimatike me origjinë njerëzore, mund ta bëjë vitin 2027 vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Sipas studiuesve, temperaturat ekstreme mund të shkaktojnë një sërë ngjarjesh të rënda meteorologjike në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Amerikën Latine. Këto parashikime janë bërë publike në buletinin e fundit klimatik të fondacionit Berkeley Earth, i prezantuar gjatë një konference të zhvilluar më 23 korrik.
“Bazuar në projeksionet e një serie modelesh klimatike, kulmi i këtij fenomeni El Niño pritet të tejkalojë rekordin e mëparshëm me një diferencë vërtet të jashtëzakonshme”, deklaroi klimatologu Zeke Hausfather, një nga autorët e studimit.
Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që ky fenomen, i kombinuar me ndryshimet klimatike globale, të rrisë temperaturën mesatare të planetit në vitin 2027 deri në 1.7°C mbi mesataren e periudhës para-industriale, duke tejkaluar edhe pragun prej 1.5°C, të cilin qeveritë botërore janë zotuar ta shmangin në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për klimën. Hausfather analizoi parashikimet e 14 modeleve klimatike për këtë episod të El Niño-s dhe zbuloi se vlerësimi mesatar për temperaturën maksimale të sipërfaqes së detit në Paqësor është rreth 0.8°C më i lartë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitet 2015-2016.
“Nuk është aspak një përfundim i sigurt, por probabiliteti rritet nga muaji në muaj”, tha klimatologu.
Përfundimet e Berkeley Earth përputhen edhe me vlerësimet e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA), e cila parashikon një probabilitet prej rreth 80% që deri në fund të vitit të zhvillohet një fenomen ‘shumë i fuqishëm’ El Niño. Sipas NOAA, ekziston gjithashtu një bindje pothuajse e plotë se kushtet e El Niño-s do të vazhdojnë të paktën deri në prill të vitit 2027, duke rritur rrezikun për ngjarje ekstreme klimatike në mbarë globin.
Po ndodh...
ide
Kur zotëruesi i dredhisë, kërkon "Besë"!
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128