Atentat Ardian Gjeloshajt/ Nga konfliktet për biznesin, te hakmarrja për vrasjen e Marie Prengës, pistat ku po heton policia
10 Shkurt 2024, 12:29 / AKTUALITET

Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshajn.
Pista e parë ka të bëjë me konfliktet në lidhje me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane.
BalkanWeb shkruan se policia si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshajn dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshajn.
Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.
Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


